Nis fushata për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë
Sot në Kosovë fillon fushata pesëditore për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, të cilat do të përcaktojnë kryetarët e ri në 21 komuna.
Një prej përballjeve më të forta është ajo e Prishtinës, ku në balotazh dolën Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), i cili mori 45.54 për qind të votave në raundin e parë dhe Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), i cili mori 29.17% të votave.
Po ashtu në Prizren garojnë Mytaher Haskuka nga LVV me 40.41 për qind të votave dhe Shaqir Totaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 31.36 për qind të votave në raundin e parë.
Zgjedhje do të ketë edhe në Gjakovë, ku përballë janë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 45.76 për qind dhe Mimoza Kusari-Lila nga LVV me 37.20.
Garë e fortë pritet të zhvillohet edhe në Gjilan, Podujevë, Drenas dhe Kaçanik.
Në pjesën më të madhe të 21 komunave, përballjet e kandidatëve të balotazhit janë mes Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në zgjedhjet lokale që u mbajtën në Kosovë më 17 tetor, 42.50% e qytetarëve të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë.
Në 17 komuna partitë politike kanë shënuar fitore atë ditë, ndërsa 21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut