Bushati: Shfaqjet me kongresmenë amerikanë sharlatanizëm, kanë ardhur të shohin afganët
Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se takimi i kreut të PD Lulzim Basha me disa kongresmenë amerikanë është një shfaqje e ulët sharlatanizmi që i serviret publikut.
Sipas Bushatit, ky është një teatër i luajtur më parë edhe nga të gjithë liderët kryesorë të politikës, që nga Berisha e deri tek Rama, të cilët shesin mbështetjen e disa individëve si mbështetje të SHBA-ve.
“Fotoja që po i serviret publikut është sharlatanizëm. Ata në foto nuk kanë asnjë gjë në dorë. Ai (Basha) ka të drejtë të kapë rojën e ambasadës amerikane dhe t’i flasë për zgjedhjet e vjedhura. Por këtu manipulimi është që duket sikur Amerika po mbështet Bashën. Basha dha konferencë shtypi 12 minuta se çfarë kishte folur me kongresmenët, që në fakt kanë ardhur të shohin afganët”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane