‘Zaev humbi për shkak të mos reformimit të sistemit’, thotë analisti politik

8 Nëntor 2021 | 22:22

Sefer Tahiri, analist politik dhe doktor në shkencat e komunikimit shprehet se rezultati i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut është “disfatë e madhe LSDM dhe jo një rezultat triumfues për VMRO-DPMNE”.

“Ka humbje të elektoratit nga LSDM me 200 mijë vota dhe është hera e parë që i ndodh. Ka humbur shumë vota dhe në zgjedhjet parlamentare të 2013, por nuk ka qenë kaq i lartë”, tha ai në “Balkan Talks”.

Analisti tha se humbja e Zoran Zaev vjen kryesisht “për shkak të mos reformimit të sistemit” dhe në RMV vazhdon të mbizotërojë “një sistem politik që shumë pak e dallon partinë nga shteti”.

“Qeveria erdhi me premtime të mëdha dhe shpresa të jashtëzakonshme të qytetarëve për sistemin jurdik, ekonomi të tregut dhe mos përfshirje të shtetit në çështje të biznesit”, tha z. Tahiri.

Sipas tij, LSDM “në 2017 erdhën me mision të caktuar, i paracaktuar edhe nga opinioni i brendshëm por edhe faktori ndërkombëtar” dhe “detyra ishte anëtarësimi i vendit në NATO dhe BE”.

Një pjesë e kandidatëve në zgjedhjeve lokale tha Tahiri kanë qenë “viktimë” të pushtetit qendror pasi qytetarët votuan kundër LSDM-së dhe Zaevit.

“Sistemi i drejtësisë nuk është reformuar dhe janë më tepër një zgjatim i politikanëve të pushtetit qendror dhe vazhdojnë të funksionojnë në bazë të porosive politike. Në RMV ka pak siguri juridike dhe siguri publike për qytetarët. Politikat nuk kanë qenë për vendosjen e së drejtë por vendimmarrje politike të gjyqësorit”, tha ai.

Për partitë shqiptare, analisti tha se BDI në zgjedhjet e fundit është fitues me votë në kampit shqiptar për listën e këshilltarëve. Por këtë fitore e zbeh fakti që opozita shqiptare ka arritur fitore në Gostivar dhe në Tetovë.

“Mendoj se kjo ka të bëjë me kandidaturat që BDI ka ricikluar prej dy dekadash”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026