Baton Haxhiu: Grenell nuk punon falas. Kush e paguan në Shqipëri?
Analisti Andi Bushati thotë se ish-i dërguar i Posaçëm i Donald Trump në Kosovë dhe Serbi, Richard Grenell ka dalë në mbështetje të Berishës për shkak të përputhjes së interesit të përbashkët kundër Soros.
Sipas Bushatit, Grenell ka qenë shef i shërbimeve sekrete dhe është marrë me Ballkanin pretendon se nuk ka parë asnjë dokument kompromenstues, pavarësisht se ai shtoi se ka shumë dyshime për këtë deklaratë.
“Grenell që ka qenë shef i shërbimeve sekrete në kohë të Trump dhe në këtë cilësi që është marrë me Ballkanin dhe sidomos me Kosovën, thotë që nuk kam parë asnjë dokument kompromentues kundër Sali Berishës. Në një farë mënyre hedh posht fabulën e diplomatëve amerikanë që kjo është një punë që ka zgjatur dhe nuk është një vendim i momentefve të fundit”, tha Bushati.
Baton Haxhiu nga ana tjetër tha se kjo deklaratë e Grenell nuk e përjashton mundësinë e ekzistencës së një dosje për Sali Berishën. Haxhiu tha se nuk ka simpati për Grenell për faktin se artikulimi i tij lë për të dëshiruar.
“Grenell është në tri vende, Serbi, Shqipëri dhe Kosovë dhe në të tre vendet Grenell nuk punon falas. Asnjë amerikan me sa di unë nuk punon falas dhe esenca është për kë punon dhe kush e paguan në Shqipëri. Po shoh një polemikë në Serbi për faktin se ka një miqësi me ministrin e Financave dhe ka një kontratë për lobim. Por ç’ne te Berisha?”, tha Haxhiu.
Sipas analistit duhet parë se me cilat persona është takuar Grenell gjatë vizitave në Shqipëri për të kuptuar se për interesat e kujt lobon por nuk përmendi emra të përveçëm.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)