‘Hapja e negociatave pas zgjidhjes së qëndrimit të Bullgarisë’, kryeministri holandez: Shqipëria ka bërë progres

10 Nëntor 2021 | 13:10

“Progresi që është arritur në këto 5 vitet e fundit ka qenë kaq i madh dhe bëri të mundur që ne të themi po”. Kështu deklaroi kryeministri i Holandës Mark Rutte gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama teksa komentoi negociatat me BE-në.

Ai nënvizoi se duhet të ketë sukses në zgjedhjet e së dielës në Bullgari, për t’u siguruar që së paku të dy konferencat ndërqeveritare të nisin.

“Është e drejtë që për të nisur zyrtarisht Konferencën e Parë Ndërqeveritare është thelbësore të zgjidhim bllokimin nga ana e Bullgarisë. Shpresoj ta bëjmë këtë gjë, do të këtë zgjedhje te dielën. Do të vizitoj edhe RMV më vonë. Ju keni bërë kaq shumë përparime në shumë çështje dhe kjo është arsyeja që të fillojmë zyrtarisht këto negociata”, u shpreh kryeministri holandez.

Ndërsa, kryeministri Edi Rama deklaroi se Holanda mbështet integrimin europian të Shqipërisë dhe Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi një marrëdhënie pune shumë pozitive, impakti i Holandës në Shqipëri rritet vit pas viti. Kemi folur me kryeministrin për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, për luftën kundër krimit të organizua. Progresi i bërë në këtë bashkëpunim do të rritet si pasojë e rritjes së kapaciteteve të këtij bashkëpunimi”, u shpreh Rama.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare duhet zgjidhur ngërçi i krijuar nga vetoja e Bullgarisë.

“E falënderoj mikun tim Mark për kontributin personal në komunikimin me palën bullgare, e sikur të tjerët që po bëjnë përpjekjet që ta afrojnë pozicionin e Bullgarisë drejt zgjidhjes, përpara se të mblidhet Këshilli Europian në dhjetor”, tha Rama.

Vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut ka ngecur në Këshillin e BE-së, pasi Bullgaria ka vendosur veto për shkak të mospajtimeve që ka me Shkupin zyrtar.

Për këtë arsye, disa shtete anëtare e BE-së kanë kundërshtuar që të hapen negociatat vetëm për Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026