Qytetarët e Kosovës duhet të votojnë programin, jo partitë thotë analisti

10 Nëntor 2021 | 22:23

Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i “Telegrafi.com” në Kosovë duke folur për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale tha se qytetarët duhet t’i japin më shumë rëndësi programit dhe kandidatit se sa përkatësisë politike të tij.

Gazetari gjatë emisionit “Balkan Talks” me drejtuesin Franko Egro, theksoi se gjatë procesit zgjedhor janë përdorur asetet shtetërore. Sipas tij, kryeministri Kurti është bërë pjesë e zgjedhjeve lokale duke premtuar mbështetjen e kandidatëve të VV-së duke harruar se është drejtues i një qeveri për të gjithë qytetarët.

“Duhet qartësuar pozicioni institucional me pozicionin partiak dhe premtimet që i bën z. Kurti dhe qeveria e tij duhet të jenë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm për kandidatin e tyre, qoftë në Prishtinë, Gjilan apo kudo tjetër”, tha Hajrullahu.

Kryeredaktori i “Telegrafi.com” tha gjatë intervistës se VV është distancuar nga partitë e tjera dhe nuk ka bërë koalicione për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“VV e ka të vështirë që të ndryshojë pas 6 muajve para publikut edhe pse zgjedhjet lokale kanë ndryshim nga zgjedhjet politike”, tha ai.

Për Komunën e Prishtinës tha se janë problem mungesa e parqeve, e shkollave dhe kopshteve si dhe e hapësirave për njerëzit në nevojë.

Ai shtoi se qytetarët do të ishte mirë që të votonin për programin dhe kandidatin dhe jo për partitë politike.

VV merr pjesë në 12 komuna në garën e raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ajo është ende në garë në Gjilan, Prizren, Prishtinë dhe Gjakovë që janë komunat më kryesore në Kosovë.

Sipas Hajrullahut, VV do ta ketë shumë të vështirë nëse humbet në këto komuna kryesore.

“Nëse humbet Prishtinën, Gjilanin apo dhe Podujevën atëherë nuk mund të quhet fitore e Vetëvendosjes”, tha ai.

Në Prishtinë do të ketë një garë mes VV dhe LDK dhe sipas Hajrullahut çështja është nëse Kurti do të ruajë votat e zgjedhjeve të fundit politike dhe nëse LDK do të rimarrë votat që ka humbur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026