Rindërtimi, KLSH gjen 16 shkelje: Ministria pa projekte e dokumente

11 Nëntor 2021 | 10:03

Procesi i rindërtimit pas tërmetit 2019 nuk është transparent pasi, për ndërtimin e banesave të reja mungon dokumentacioni. Konstatimi vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka gjetur 16 shkelje në Ministrinë e Rindërtimit, nga janari 2020 deri më prill 2021.

Konkretisht, ministria nuk ka një listë të donacioneve dhe përdorimit të tyre.

Po ashtu, dokumentet për objektet e dëmtuara janë të paplota, sikundër edhe shpjegimi është i mangët.

Disa nga shkeljet gjatë auditimit të KLSH-së:

  • Nuk demonstrohet dokumentacion në lidhje me veprimtarinë e Ministrit të Shtetit për Rindërtimin mbi ndjekjen dhe bashkërendimin e veprimtarisë ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin dhe miratimin e programeve të procesit të rindërtimit të objekteve të dëmtuara dhe të shkatërruara.
  • Stafi i Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, aktivitetin për evidentimin e burimeve të brendshme, materiale dhe njerëzore, që disponojnë institucionet, publike e shtetërore, dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre për realizimin e programeve të procesit të rindërtimit, e ka reduktuar thjeshtë.
  • Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar ndjekjen e zbatimit të përgjegjësive dhe të detyrave të ngarkuara për ministritë dhe institucionet e tjera, për trajtimin e shtetasve që kanë humbur familjarët dhe/ose që kanë mbetur të pastrehë, si pasojë e tërmetit.
  • Ministri i Shtetit për Rindërtimin nuk ka të dokumentuar informacione për mënyrën e përdorimit dhe eficiencën e arritur për çdo donacion apo mbështetje të ofruar nga organizatat shtetërore dhe organizmat kombëtarë e ndërkombëtarë, shoqatat, personalitetet publike dhe donatorë të ndryshëm, brenda dhe jashtë vendit.
  • Ministrit i Shtetit për Rindërtimin në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Ministrave: Nuk ka të dokumentuar aktivitetin për koordinimin, drejtimin dhe ndjekjen e veprimtarisë së ministrive dhe të institucioneve të tjera, publike e shtetërore, për hartimin e planit të përballimit të situatës ekonomike të shkaktuar nga infeksioni COVID-19.
  • Mungesa e vënies në dispozicion të marrëveshjeve për furnizimin e vaksinave në periudhën e audituar 01.01.2020 deri më 30.04.2021, nuk i ka mundësuar grupit të auditimit të KLSH, shqyrtimin dhe vlerësimin e tyre.
  • Nga auditimi rezultoi se janë pranuar, miratuar me vendim të KSHR dhe dërguar për miratim 2 projekte, jo në respektim të procedurave të përcaktuara në VKM për përfitimin nga grantet e rindërtimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026

Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat këtë të mërkurë është ndalur edhe te protestat që po zhvillohen në Tiranë, konkretisht...
13:31 | 24/06/2026

Shpërthimi me tritol në lokalin e “Noizy-t”, dëshmia e Cllevio-s në GJKKO: Isha në burg, e mora vesh nga shokët

Kleviol Ahmeti, i njohur gjerësisht si “Cllevio”, ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme lidhur me marrëdhëniet e tij me Laert Haxhiun dhe përplasjen fizike me...
13:19 | 24/06/2026