Përkujtohet fundi i Luftës së Parë Botërore, ceremoni në Francë e Britani
Ceremoni përkujtimore dhe minuta heshtjeje u mbajtën të enjten e 11 nëntorit, me rastin e Ditës së Armëpushimit, që shënoi fundin e Luftës së Parë Botërore.
Në Francë, presidenti Emmanuel Macron ndoqi një ceremoni të mbajtur pranë monumentit të Harkut të Triumfit, ku mes të tjerash bëri homazhe në nder të Hubert Germain, i mbijetuari i fundit i rezistencës franceze që kishte luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili ndërroi jetë në tetor.
Lufta e Parë Botërore, e zhvilluar kryesisht në territorin francez nga viti 1914 në 1918, mori jetët e mbi 10 milionë njerëzve dhe mbetet e ngulur në mendjet e francezëve.
“Franca jeton, mbijeton dhe tejkalon provat e kohës falë grave dhe burrave të cilët, të bashkuar nga dashuria për vendin, ideali dhe vlerat pranojnë të rrezikojnë jetën e tyre për një kauzë më të madhe”, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron.
E pranishme në ceremoni ishte edhe zëvendës presidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, e cila ndodhet në Paris prej disa ditësh për të riparuar marrëdhëniet dypalëshe, të dëmtuara nga politikat e fundit në fushën e mbrojtjes të administratës amerikane.
“Është me rëndësi të jemi këtu sot. Ne kemi një histori të gjatë dhe të përbashkët”, tha Harris.
Ndërkohë, në Britani, dukesha e Cornwall-it, Camilla, bëri homazhe në memorialin e njohur si Fusha e Përkujtimit, e ngritur në afërsi të Westminster Abbey të Londrës, që prej nëntorit të vitit 1928.
Njerëzit u mblodhën gjithashtu në memorialin tjetër Cenotaph, ku u vendosën kurora me lule dhe u mbajt një moment heshtje për të rënët.
Dy minuta heshtje u mbajtën edhe në samitin e klimës COP-26 që vijon të mbahet në Glasgou.
Lufta e Parë Botërore përfundoi me nënshkrimin e armëpushimit, që çoi në ndalimin e luftimeve në orën 11 të paradites së 11 nëntorit 1918.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur