Bushati: Berisha betejë të trefishtë me Bashën, Ramën dhe SHBA, të vërtetojë se e ka shumicën e partisë
Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të bëjë sa më parë transparencë përballë publikut lidhur me firmat që ai pretendon se ka mbledhur për të thirrur kuvendin kombëtar të PD.
Sipas Bushatit në këtë pikë ku ndodhet Berisha është futur në një betejë të trefishtë me Lulzim Bashën, Edi Ramën dhe ambasadën e SHBA, ndaj e vetmja mënyrë për të dalë në krye është të ketë një aleancë të fortë me publikunm ndaj të cilit duhet të jetë domosdo transparent.
“Berisha është i dënuar të na tregojë se është shumicë në atë parti, se i ka ato 4200 firma jo vetëm në kasafortën e Palokës, por duhet të hapte një faqe interneti dhe të thoshte këta janë mbështetësit e mi. Kështu do kuptohej kush është shumicë. Ndaj ajo që kërkoj nga Berisha është nëse do të mbledhësh një kuvend, bëhu transparent dhe trego njerëzit që të mbështesin. Në thelb kjo është lëvizje që do mbështetjen e publikut, duhet patjetër të ketë transparencë. Nëse pretendon se ka partinë, por ajo është e mbyllur në kasafortë, kjo nuk shkon”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq