Baton Haxhiu: Berisha nuk do PD, do betejën me Bashën për të qenë faktor politik
Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se qëllimi i Sali Berishës nuk është beteja për të marrë PD, por beteja me Lulzim Bashën për të qenë faktor politik.
Sipas Haxhiut, qëllimi i Berishës është që ta poshtërojë Bashën duke e futur në sprovë, taktikë që siç tha, ish-kryeministri e ka ndjekur edhe në të shkuarën ndaj kundërshtarëve të tij politikë.
“Nuk besoj se Berisha e dëshiron PD, nuk besoj se ai do ta shkarkojë Bashën, pasi do kishte probleme me vendimet e tij në Kuvend, se ai është një Kuvend që nuk ka as temë. Ai do ndryshime të statutit, pasi nuk dëshiron të jetë në duart e Gaz Bardhit apo juristëve të PD. Ai do vetëm betejën me Bashën, që të jetë faktor politik dhe duke e harruar arsyen fillestare pse ka nisur Foltorja”, tha analisti.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)