Shqiptarëve iu pëlqejnë liderët e tyre, por presin pak nga ta

12 Nëntor 2021 | 11:24

Shqiptarët i shohin liderët kryesorë si të fortë dhe të ditur, pavarësisht se sipas tyre politikanët nuk përkujdesen për qytetarët e thjeshtë.

Rezultatet janë të vrojtimit në shkallë vendi për periudhën 20-29 tetor 2021, realizuar nga MRB dhe Data Centrum për Euronews Albania.

Qytetarët u pyetën për karakteristika të ndryshme të gjashtë liderëve kryesorë në vend, Kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, kryedemokratit Lulzim Basha, ish-liderit të PD-së Sali Berisha, si dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi dhe presidentit Ilir Meta.

Mesataren e rezultateve të tyre tregon se ndershmëria është pika më e dobët e liderëve politik të vendit në sytë e shqiptarëve.

Të paktën gjashtë në çdo dhjetë shqiptarë (60,7%) mendojnë se të gjithë udhëheqësit kryesorë të vendit janë të pandershëm.

Vetëm një në dhjetë shqiptarë (12,7%) besojnë në ndershmërinë e klasës politike të vendit. Tre liderë janë mbi mesataren e përgjithshme sa i përket ndershmërisë, respektivisht Edi Rama (24,3%), Erion Veliaj (19.1%) dhe Sali Berisha (18,2%).

Karakteristikat më të forta të liderëve kryesorë të vendit, sipas shqiptarëve, janë të qënit të fortë dhe të ditur. Kjo pavarësisht faktit që qytetarët gjithsesi besojnë se këta politikanë të ditur dhe të fortë, nuk përkujdesen për qytetarët e thjeshtë.

Thuajse tre në dhjetë shqiptarë besojnë se politikanët kryesorë janë të fortë (28,8%) dhe të ditur (29,7%).

Kryeministri Rama perceptohet si lideri më i fortë (57%) dhe i ditur (55%) ndër ta, edhe pse një në dy shqiptarë mendojnë se ai nuk përkujdeset për qytetarët e thjeshtë (56,7%).

E njëjta dukuri del edhe për liderët e tjerë në mazhorancë dhe opozitë. Besimi i shqiptarëve se ata janë të fortë dhe të ditur, është disa herë më i lartë sesa besimi që këta liderë po përkujdesen për qytetarët.

Rama, Veliaj dhe Berisha mbeten tre liderë që vlerësimin për të fortë dhe të ditur e kanë më të lartë se mesatarja e gjithë liderëve.

Edhe pse rezultati i tyre është mbi mesataren e përgjithshme në faktin nëse ata përkujdesen për qytetarët, përqindja e shqiptarëve që e besojnë këtë është dy herë më e ulët se ajo e shqiptarëve që i quajnë liderët të ditur dhe të fortë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025