Policia e Shtetit prangos 7 persona, 6 prej tyre të shpallur në kërkim
Strukturat e Policisë së Shtetit, krahas zbatimin e masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë vijuar punën për të goditur rastet e paligjshmërisë dhe arrestimin e personave, të cilët janë në kërkim policor për vepra të ndryshme penale.
Me anë të një njoftimi të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit bën me dije se, gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 7 persona, ku 6 prej tyre rezultonin të shpallur në kërkim.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Gj., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, njofton policia.
Gjithashtu në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:
-E. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
-E. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshem ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim”;
-A. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
-I. B., 37 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
-F. M., 45 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
-F. D alias F.M., 39 vjeç, banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor