‘LVV e pakujdesshme’, analisti Kabashi: Kurti mendoi se do merrte komunat nëpërmjet emrit të tij

15 Nëntor 2021 | 07:57

“Lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë asnjëherë një parti e konsoliduar në të gjithë Kosovën me degët e saj”. Kështu e komentoi rezultatin e raundit të dytë të zgjedhjeve analisti Bekim Kabashi për Euronews Albania.

Analisti nënvizoi se LVV nuk  ka qenë një ofertë komunale, por ofertë qendrore, një ofertë direkte e Albin Kurtit.

Z. Kabashi deklaroi se oferta e LVV ishte e pakujdesshme në zgjedhjet e fundit, pasi Kurti u bë komod pas rezutatit të 14 shkurtit dhe mendoi se vetëm nëpërmjet emrit të tij mund të merrte komunat në Kosovë.

“Nuk ka më elektorat besnik apo militant, por gjithçka varet nga oferta e kandidatëve që zgjedhin”, u shpreh analisti.

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë vetëm një nga katër komunat më të mëdha në Kosovë.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti një fitore të madhe duke marrë drejtimin e Prishtinës me kandidatin, Përparim Rama.

Në përfundim të numërimit të votave, kandidati i LDK, Përparim Rama mori 51.07% kurse Arben Vitia 48.93%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022