‘Disfata’ e Vetëvendosjes, Andi Bushati: Ky nuk është votuesi tradicional i VV

15 Nëntor 2021 | 20:30

Në zgjedhjet lokale të Kosovës që u zhvilluan të dielën Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të fitojë në vetëm 4 komuna.

Analisti Andi Bushati thotë se megjithatë, VV nuk e ka humbur elektoratin e saj si parti.

“Nëntë muaj janë shumë pak për të qenë aq ‘i keq’ sa për të humbur votat”, u shpreh Andi Bushati në emisionin “Shock”.

Ajo çfarë ka ndodhur, sipas analistit, është që elektorati i PDK-së dhe LDK-së që votuan Albin Kurtin më 14 shkurt për shkak të zhgënjimit, i kanë rikthyer sytë nga këto parti për shkak se po transformohen, duke i ardhur më afër pritshmërisë së qytetarëve.

Ky transformim për së miri i këtyre partive vjen si pasojë e ndikimit që ka pasur Vetëvendosja, si parti e re.

“Partitë që kishin kaluar në opozitë se me fytyrat e vjetra nuk mund të ndesheshin më me fytyrën e re të Vetëvendosjes. Ata u detyrua të transformohen”, u shpreh Andi Bushati.

Analisti bëri edhe një krahasim me gjendjen e partive politike në Shqipëri, ku tha se këtu “janë partitë që duan të dhunojnë miletin dhe jo mileti që i tregon partive si duhet të transformohen”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022