Haxhiu: Numrat e bëjnë legjitim Kuvendin e Bashës. Bushati: Në shtator e cilësoi anti-amerikan
Analisti Baton Haxhiu tha gjatë emisionit Shock në Euronews Albania se nisur nga numrat me të cilët u votua në kryesinë e PD nisma e Bashës për Kuvendin kombëtar e bën legjitime mbledhjen e tij më 18 dhjetor.
Sipas analistit, shumë herë liderët dhe kryesia dalin jashtë mandatit për të marrë vendime të rëndësishme që anëtarësia ndonjëherë nuk i kupton.
“Faji i Bashës është që me një frazë është munduar të bindë popullsinë ndaj një populisti, i cili ka përvojë 30-vjeçare në politikë, për të sqaruar anëtarësinë si ja ka vënë thikën pas shpine ish-beniaminit të tij”, tha Haxhiu.
Për analistin Andi Bushati, vendimi i Bashës është i vonuar duke qenë se atij, i është kërkuar që në shtator të mbledhë Kuvendin gjë e ka refuzuar duke thënë se nuk do të mbledhë asnjë kuvend anti- amerikan.
“Problemi është se s’mund të fillosh atë procedurë të votuar nga kryesia pasi një mekanizëm tjetër është vënë në punë. Kjo është t’i shmangesh rrugëve demokratike në parti, ndaj është ilegjitime edhe pse ka votat e kryesisë”, tha Bushati.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)