Vladimir Putin, mesazh rusëve për Pashkët ortodokse: Situata është nën kontroll, jemi të fuqishëm
Në mesazhin e Pashkëve të së dielës, drejtuar popullit të tij, presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se situata e coronavirusit në vend është nën kontroll.
“Të dashur miq, nga thellësia e zemrës ju uroj gëzuar Pashkët ortodokse, një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët. Jam i vetëdijshëm që të gjithë besimtarët rusë do të më bashkohen në këtë festë, që kremtohet ndryshe nga vitet e tjera. Të gjitha strukturat qeveritare po punojnë sistematikisht dhe në mënyrë të përgjegjshme. Situata është nën kontroll. E gjithë shoqëria po mobilizohet përballë një kërcënimi të tillë. Edhe një herë dëshiroj të falënderoj ata që po i japim një dorë më nevojtarëve”, tha presidenti Putin.
Lideri rus tha se ekonomia e vendit, shkencëtarët dhe sistemi shëndetësor janë në lartësinë e duhur për t’i bërë ballë çdo situate. Autoritetet ruse, së bashku me klerikët ortodoksë, i kanë bërë thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi gjatë fundjavës së Pashkëve.
“Këtë vit festimet po zhvillohen nën masat e detyrueshme kufizuese. Ato janë të nevojshme në luftën ndaj coronavirusit. Duke u bashkuar po i japim zgjidhje problemeve që na janë vënë përpara. Për të arrtitur këtë gje, siç e kam thënë edhe më përpara, vendi ynë i ka të gjitha mjetet e nevojshme: një ekonomi të fortë, mjetet shkencore dhe materialet e nevojshme në sistemin shëndetësor”, tha ai.
“Po analizojmë me kujdes përvojën e vendeve të tjera. Në bashkëpunim të vazhdueshëm me miqtë dhe kolegët tanë, ne kuptojmë se ç’po ndodh, i shohim rreziqet dhe dimë çfarë të bëjmë, pavarësisht se si do shkojë situata dhe po ndërmarrim çdo hap të nevojshëm”, shtoi presidenti rus.
Rusia raportoi një rritje prej 6 mijë personash të infektuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 48 mijë persona. Numri i të prekurve me COVID-19 u rrit ndjeshëm gjatë muajit të fundit, edhe pse në fillim të pandemisë Rusia kishte raportuar një numër të ulët rastesh me COVID-19, krahasuar me shtetet e tjerë në Perëndim. Të shtunën numri i viktimave në Rusi shkoi në 313 nga 40 që ishte një ai i një ditë më parë.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat