‘Ka skena skandaloze’, Imzot Frendo: Politikanët të përdorin gjuhë dinjitoze

18 Nëntor 2021 | 08:32

Duhet të përdorim një fjalor dhe një sjellje që është e përshtatshme, dinjitoze, deklaroi për Euronews Albania Imzot George Frendo teksa komentoi gjuhën e politikanëve në parlament.

“Çfarë shembulli i japin popullit duke përdorur këto fjalë që nuk janë të përshtatshme për dinjitetin e tyre?”, u shpreh ai, teksa shtoi se fjalori i rëndomtë krijon një fanatizëm që mund të jetë i rrezikshëm.

Sipas Imzot Frendos, fanatizmi mund të çojë edhe tek dhuna, që ka ndodhur në parlament dhe këtë e cilëson një skandal.

“Unë sinqerisht nuk shoh kurrë TV, por janë dukur disa skena që vërtet janë skandal për një parlament. Janë përfaqësuesit e popullit, duhet të tregojnë një tolerancë, një harmoni në parlament, siç kërkohet edhe nga besimet. Pluralizmi kërkon parimisht që të ekzistojnë tolerancë, pjekuri, por në fakt pluralizmi në mbarë botën ka hapur dyert për format e reja, racizmi, anti-semitizmi. Ky është rreziku i pluralizmit kur mungon pjekura”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022