Hapet ekspozita në kujtim të 1623 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë
Në muret e një korridori të gjatë e të ngushtë janë vendosur emrat, mbiemrat dhe vendi i zhdukjes së mbi 1600 personave. Në fund të këtij korridori është një dhomë tjetër e errët dhe e madhe, ku numërohen ditët, orët, e minutat prej ditës kur familjarët po presin për ta.
“Më i mirë ish varri, sesa mos me ditë” është një fragment marrë nga biseda me Kumrije Jahmurataj, një nga familjarët e shumtë që sot presin më të dashurit e tyre. Brenda saj janë edhe disa gurë të cilët janë dëshmitarë të kohës.
Pasditen e sotme shumë qytetarë, organizata, ambasadorë e familjarë, kanë marrë pjesë në hapjen e ekspozitës nga Fondi për të Drejtën Humanitare, në kujtim të 1623 personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ekspozita po mbahet në sallën e Atelesë te Pallati i Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.
Kjo vjen në kohën e denoncimeve dhe zbulimeve të reja të varrezave masive te shumta të dyshuara në territorin e Serbisë.
Kjo ekspozitë është realizuar nga artisti Driton Selmani dhe është kuruar nga Blerta Hoçia. Realizimi është bërë në bashkëpunim me Kosovo 2.0 dhe është mbështetur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Zvicerane në Kosovë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta