‘Rritje e varfërisë’, eksperti Sulka: Qytetarët marrin afro 38% të rrogës së tyre si pension

19 Nëntor 2021 | 08:15

Eksperti i çështjeve të punësimit, Kastriot Sulka deklaroi për Euronews Albania se nuk është bërë reformë me pensionet, por janë ndryshuar vetëm disa ligje.

Z. Sulka nënvizoi se sipas ligjit të mëparshëm, pensioni nuk duhet të binte nën vlerën e 70% të rrogës që merrte një qytetar.

Sipas tij, kjo shkallë aktualisht ka shkuar në 37.6%, ku thekson se kjo tregon një rritje të nivelit të varfërisë.

“Raporti kontribuues me përfitues, nga 1.21 ka qenë në 2019 ka shkuar ne 1.14. Këto rënie duken sikur janë të vogla, por janë të frikshme, ka rënë ky raporti me 2.5%”, u shpreh eksperti.

Një problematikë tjetër sipas tij është edhe informaliteti, ku mbi 40% e të punësuarve në Shqipëri nuk paguajnë kontribute ose nuk deklarojnë rrogat reale.

“Banka Botërore e kanë dhënë nevojën për ta rishikuar skemën e pensioneve. Nuk është normale, skemat e pensioneve funksionojnë për një periudhë minimalit 25 vjet. Ne me skemën e fundit kemi vetëm 7 vite”, përfundoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022