Albana Vokshi: Në Shqipëri nuk ka statistika të sakta mbi bazën e të cilave të merren masat e duhura

20 Prill 2020 | 10:06

Partia Demokratike ka paraqitur një plan prej 5 pikash që do të çonte në daljen e vendit nga emergjenca. Sipas PD-së, bllokimi i ekonomisë dhe popullsisë nëpërmjet karantinimit ka kosto më të lartë se sa testimi në masë i popullsisë ndaj propozon rritjen e numrit të tyre. PD propozon gjithashtu gjurmimin e plotë të burimit dhe kontakteve dhe rritjen e mjeteve dhe pajisjeve për personelin shëndetësor. Opozita kërkon ngritjen e një sistemi matës të masave të marra për të parë efikasitetin e tyre. Propozimi i fundit i PD-së është tranzicioni drejt hapjes së ekonomisë ku qeveria duhet të mbështesë me fonde dhe lehtësira mënyrën e re të funksionimit të ekonomisë.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi,  gjithashtu theksoi në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euroneës Albania, nevojën e realizimit të testimeve masive në popullsi.

“Të gjitha këto pika janë më shumë se të realizueshme. Nëse i marrim me radhë, testimi masiv ka qenë çështja më e prekshme. Ka qenë një pikë që Partia Demokratike e ka ngritur që ditën e parë. Nëse Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria nuk do t’i kishin çuar paratë në konçensionet korruptive, PPP-të apo tenderat korruptivë, atëherë do të ishte krejt e mundshme blerja e sasive të mjaftueshme të mjeteve për të bërë një testim masiv të popullsisë”, tha Vokshi. 

Më tej, ajo popozoi disa veprime të cilat duhet të ndiqen nga qeveria, bazuar sipas saj në këshillat e OBSH-së apo prej eksperiencës së suksesshme të vendeve të tjera.

“Propozimi i PD-së bazohet në atë çka OBSH-ja, por dhe vendet më të suksesshme në përballimin e COVID-19 në botë, kanë ndjekur. Pra të gjithë vendet që kanë bërë testim masiv, që kanë gjurmuar kontaktet e burimeve, i kanë izoluar, janë vendet më të suksesshme. Nuk është se po shpikim rrotën nga e para. Ne nuk po përpiqemi të vëmë në vështirësi qeverinë, përkundrazi, kemi propozuar që ditën e parë testimin masiv pasi është mënyra më efikase që po ndiqet nga vendet e tjera. Çfarë sugjeron Organizata Botërore e Shëndetësisë? Testim masiv, së pari për personelin shëndetësor, për personelin mbështetës, personalin policor dhe të gjithë ata që punojnë në vijën e parë të kësaj beteje ndaj një virusi që është tinëzar, siç e kanë quajtur shumë ekspertë, i cili mund të jetë në shumë raste vdekjeprurës. Së dyti gjurmimi i kontakteve të burimeve. Së treti izolimi i tyre. Ne nuk kemi një situatë të qartë të vatrave të virusit në Shqipëri, nuk dimë ku janë zonat e nxehta dhe vatrat e kuqe”, u shpreh ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi. 

Vokshi shtoi dhe se në Shqipëri nuk ka statistika të qarta dhe të sakta, prandaj sipas saj edhe planet e qeverisë për fashat orare të lëvizjes ndryshojnë nga dita në ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026