Kryeministri zbulon ndihmën për ata që punojnë në të zezë dhe nuk marrin asistencë, përfitojnë 70 mijë familje
Kryeministri i vendit Edi Rama në komunikim e tij live nga Facebook theksoi se pavarësisht hapjes graduale të disa bizneseve, pagesat e bëra në kuadër të masave kundër COVID-19 ose të ashtuquajturat paga të luftës nuk do të merren mbrapsht.
“Qoftë taksitë, qoftë një pjesë e konsiderueshme biznesesh që janë hapur apo që do të hapen përmbajnë një numër jo të vogël punonjësish, duke filluar nga taksitë që janë përfitues të tre pagave të luftës apo ato që kanë përfituar bonusin prej 40 mijë lekësh. Pavarësisht faktit të hapjes, çfarë është dhënë nuk do të merret, e dimë që megjithëse këto aktivitete hapen puna nuk është e njëjtë. Paratë e dedikuara për ato që u mbyllën që në fillim do të jepen një më një si janë premtuar deri në fund”, tha kreu i qeverisë.
Rama tha se bonusi prej 40 mijë lekësh për ata që janë hequr nga puna në biznesin e madh do të nisë të lëvrohet nesër, ndërsa zbuloi edhe planin për një ndihmë konkrete për të gjithë ata që punojnë në të zezë dhe ndërkohë nuk përfitojnë as asistencë dhe as përfituan nga paketat e deritanishme të qeverisë.
“Për ata që punojnë në të zezë, nuk ka një zgjidhje individuale, por duke konstatuar se një pjesë e atyre që ushtrojnë veprimtarinë në të zezë janë rreth 70 mijë familje që nuk janë të përfshira në skemën e ndihmës ekonomike, të cilët edhe pse kanë pasur një pikëzim më të lartë se sa i atyre që kanë hyrë në ndihmë ekonomike, si aplikues konsiderohen përgjithësisht familje që në këtë situatë janë më në hall se të tjerët.
Ndaj po punojmë për një bonus të veçantë, i cili do të jetë në masën e një ndihme direkte, njëherë, për periudhën e mëtejshme, dhe si do të jetë, sa do të jetë dhe si do të jepet kjo të bëhet e qartë brenda kësaj jave”, tha kryeministri.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë