Zgjedhjet presidenciale në Bullgari, Radev fiton një mandat të dytë pesëvjeçar

22 Nëntor 2021 | 09:36

Presidenti aktual bullgar Rumen Radev fitoi një mandat të dytë pesëvjeçar në balotazhin e zhvilluar një ditë më parë.

Sipas rezultateve, 58-vjeçari Radev mori 66 për qind të votave, ndërsa rivali i tij, një rektor universiteti, fitoi 32 për qind.

Radev kandidoi me premtimin për të luftuar korrupsionin në vend, një nga shtetet më të korruptuara në Bashkimin Evropian.

Roli i presidentit në Bullgari është kryesisht ceremonial. Por, Radev e ka transformuar rolin dhe ka qenë aktiv në luftën kundër korrupsionit.

Bullgaria është duke u përballur me një nga krizat më të rënda politike, pasi brenda një viti janë zhvilluar tre zgjedhje të përgjithshme parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit fitoi një parti e re e cila ka detyrën të hyjë në bisedime për të formuar një koalicion qeverisës në të kundërt vendi shkon sërish në zgjedhje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026