SHBA thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë në Gjermani për shkak të situatës nga pandemia

23 Nëntor 2021 | 12:27

Situata epidemiologjike nga COVID-19 në Gjermani, detyron Shtetet e Bashkuara të marrin masa.

Departamenti amerikan i shtetit në Washington u ka bërë thirrje urgjente shtetasve amerikanë që të shmangin udhëtimet në Gjermani.

Gjermania përcaktohet me nivelin më të lartë të riskut, çka do të thotë se edhe për  personat e vaksinuar është e rrezikshme të udhëtosh në këtë shtet.  

Autoritetet amerikane kanë publikuar të njëjtin paralajmërim për Austrinë, Belgjikën, Holandën, Kroacinë dhe Hungarinë.

Madje edhe brenda Gjermanisë, autoritetet tashmë kanë këshilluar që të shmangen udhëtimet në kohën e Krishtlindjes. Sipas një sondazhi të fundit, rreth një e katërta e të anketuarve duan të udhëtojnë pavarësisht virusit.

Në 24 orët e fundit, 309 persona kanë humbur jetën në Gjermani ku po diskutohet vaksinimi i detyrueshëm dhe përforcimi i masave kufizuese.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026