Prokuroria e Gjilanit ngre aktakuzë ndaj mësuesit që rrahu nxënësen 13-vjeçare

24 Nëntor 2021 | 11:45

Një mësues në Viti të Kosovës është akuzuar se ka keqtrajtuar fizikisht si edhe fyer një nxënëse 13-vjeçare.

Policia ka raportuar se fillimisht mësuesi ka ngritur zërin, e më pas e ka sulmuar dhe goditur të miturën. Ngjarja ka ndodhur me datën 1 nëntor 2021, në ambientet e shkollës.

Ditën e sotme, Prokuroria në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj mësuesit në fjalë.

“I pandehuri H.R, më 1 nëntor 2021, në një shkollë fillore në komunën e Vitisë, ka keqpërdorur detyrën dhe autorizimet e tij, ashtu që derisa ishte duke ushtruar detyrën e mësimdhënësit ka keqtrajtuar, frikësuar dhe fyer rëndë dinjitetin e të dëmtuarës, nxënëses të moshës 13 vjeçe, në atë mënyrë që fillimisht i bërtet me ton të lartë, ia përplas çantën për banke, pastaj e sulmon duke e goditur me shuplaka në fytyrë dhe kur e dëmtuara dëshiron të largohet nga klasa, i njëjti e ndalon duke e shtyrë me duar dhe e përplasë në karrige”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore në Gjilan.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026