Haxhiu: Ideja e bashkimit është aq e vonshme sa është e turpshme
Gjatë diskutimit se a duhet një bashkim kombëtar mes Shqipërisë dhe Kosovës, në emisionin “Shock”, analisti Baton Haxhiu tha se një iniciativë e tillë është aq e vonshme sa është e turpshme.
“Është aq i vonshëm sa i ka mbetur gjeneratave tona të mendojmë se cila është rruga për bashkimin. Është aq i vonshëm sa është i turpshëm”, tha Haxhiu.
Duke iu përgjigjur analistit tjetër në studio, Andi Bushatit, Haxhiu tha se pajtohet se mungesa e demokracisë në të dyja vendet dhe problemet serioze e mosnjohjes së njëri tjetrit kanë bërë që mos të ketë gatishmëri për bashkim kombëtar.
Mirëpo, Haxhiu shton se të dyja vendet sillen si vende feudale.
“Për faktin se të dyja vendet funksionojnë si feude politike, nuk i jap të drejtë (Bushatit), për arsye së nuk është bërë asnjë përpjekje që të ndërtohen politika të cilat na ofrojnë. E gjitha ideja e bashkimit është ose brenda Bashkimit Evropian, për arsye se nuk dëshirojnë shqiptarët këndej e andej që të bëjnë një përpjekje që të bëjnë vetë diçka”, tha Haxhiu.
Ai tha se shqiptarët duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian sepse “vetë nuk kanë fuqi, nuk kanë dije, vetë nuk projekt dhe vetë nuk kanë dëshirë”.
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)