Mjeku Alimehmeti: 5-fish më shumë mundësia që një fëmijë të jetë asimtomatik ndaj COVID-19
“Është 5-fish më shumë mundësia që një fëmijë të jetë asimtomatik në krahasim me një 40-vjeçar”. Kështu deklaroi për Euronews Albania, mjeku Ilir Alimehmeti teksa komentoi infektimin e fëmijëve me COVID-19.
Ai shtoi se humbjet e jetës janë fatmirësisht shumë të ulëta tek moshat e reja dhe se më shumë rëndësi është vaksinimi tek grupmoshat më të rritura.
Sipas mjekut rekomandohet vaksinimi anti-COVID kryesisht për fëmijët që kanë probleme shëndetësore.
Sa i përket virusit ‘duar-këmbë-gojë’, i përhapur tek fëmijët, ku shfaqen puçra në trup, ai tha se për këtë sëmundje nuk ka ndonjë mjekim specifik pasi është një sëmundje e lehtë.
Ai këshilloi që nëse fëmija infektohet nga ky virus, duhet të qëndrojë disa ditë në shtëpi, në mënyrë që të mos e përçojë virusin.
Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës (SDKG) është sëmundje e zakonshme ngjitëse te fëmijët. Në trupin e fëmijës shfaqen flluska, puçra, të cilat janë prezentë edhe në gojë.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti