Autobusi ku vdiqën 45 persona në Bullgari pa leje qarkullimi
Autobusi i linjës “Besa Trans”, ku humbën jetën 45 persona në Bullgari nuk ka pasur leje qarkullimi për asnjë lloj transporti të udhëtarëve dhe ka qarkulluar në mënyrë ilegale.
Gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se edhe gjatë kalimit në dogana, ky autobus nuk është regjistruar dhe për këtë arsye janë pezulluar nga detyra dy doganierë.
Ministria e Transportit në RMV ka gjetur edhe shkelje të tjera në këtë kompani, ndërkohë hetimet vijojnë nga autoritetet maqedonase dhe bullgare.
Sakaq, në Bullgari është duke vijuar procesi i identifikimit të kufomave, të cilat pritet të transporten drejt Maqedonisë së Veriut brenda kësaj jave.
45 persona, shumica shqiptarë, humbën jetën mbrëmjen e 23 nëntorit në aksidentin që ndodhi në perëndim të Bullgarisë.
Mes viktimave pati edhe fëmijë, ndërsa u shpëtuan vetëm 7 persona, të cilët dolën nga pjesa e pasme e autobusit.
Nuk dihet ende nëse autobusi u përfshi nga flakët, para apo pas përplases me banderolat e rrugës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi