Bashkitë Krujë dhe Kurbin kërkojnë fonde shtesë për rindërtimin

26 Nëntor 2021 | 08:30

Bashkia e Krujës dhe Kurbinit ka kërkuar fonde shtesë për procesin e rindërimit.

Lajmi është konfirmuar për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania nga koordinatori për rindërtimin në bashkinë e Krujës, Drini Masha dhe kryetarja e Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara.

Znj. Cara deklaroi se janë kërkuar grante për 3 qendra shëndetësore me fond 113.940.000 lekë dhe për rindërtimin e 3 pallateve me fond 384.331.500 lekë.

Ndërsa, z. Masha nuk dha shifra konkrete, por nënvizoi se janë 1180 njësi banimi të cilat janë në pritje të grantit në bashkinë e Krujës.

“Procesi i rindërtimit ka ecur me ritme të kënaqshme. Kjo ishte një sprovë shumë e madhe për nashkinë. Është hedhur shorti, ata e dinë se ku do e kenë shtëpinë e tyre, por ende nuk janë futur në shtepitë e reja. E njëjta gjë është bërë e Bubq, në Fushë Krujë, 4 nga 3 site janë në proces përfundimi”, u shpreh ai.

Z. Masha nënvizoi se 410 njësi banimi janë në proces ndërtimit në qytetin e Krujës.

“367 njësi banimi janë përfunduar në Thumanë. Kemi 221 njësi banimi në Fushë Krujë dhe 123 njësi banimi në njësinë Bubq”, nënvizoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022