Rama rendit marrëveshjet që pritet të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive
Treg pune i përbashkët, lehtësim i procedurave për leje qëndrimi, njohja e sigurimeve shoqërore në të dy shtetet, lehtësim për lëvizje të lirë, hapja e pikës kufitare të Shishtavecit në Kukës, rregullimi i regjimit lokal të kufirit, njohje e diplomave, lehtësim i kontrolleve në dogana, shërbime konsullore në godina të përbashkëta.
Këto janë disa nga marrëveshjet e përmedura nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë në Elbasan, që pritet të nënshkruhen sot.
“Marrëveshja përpara nesh për firmë lehtëson procedurat për marrjen e leje qëndrimi automatike. Krijomë kushte më të favorshme për të dy anët e kufirit për aksesin në tregun e punës dhe për një tjetër hap në bashkimin gradual të tregjeve në një hapësirë të vetme, ku shqiptarët mund të punojnë studiojnë dhe krijojnë familje, duke përfituar çdo kontribut dhe të drejtë sociale, pavarësisht vendosjes gjeografike në Kosovë dhe Shqipëri. Njohja e sigurimeve shoqërorë është një marrëveshje që është pjesë e së njëjtës paketë”, u shpreh Rama.
Kreu i qeverisë nënvizoi se sfida e përbashkët është që rritet zbatueshmëria e marrëveshjeve mes dy vendeve.
Rama shtoi se dy qeveritë kanë firmosur një memorandum bashkëpunimi për nisjen e një studimi fizibiliteti për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Ai nënvizoi se për vitin e ardhshëm, duhet të kenë një abetare të përbashkët, të unifikuar për të dy shtetet.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni