Asnjë i dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, policia mohon pretendimet për sulm terrorist

27 Nëntor 2021 | 08:10

Policia e Kosovës ka hedhur poshtë dyshimet se aksidenti i trefishtë në Gllogjan mund të ketë qenë sulm terrorist.

Drejtori i Policisë së Kosovës Samendin Mehmeti deklaroi se ende nuk ka asnjë të dyshuar, por po punohet në dy-tre pista kryesore.

Sipas tij, është ende herët për të dalë në rezultate konkrete dhe për të pohuar nëse sulmi u bë nga një person i vetëm apo nga më shumë, edhe pse nga informacionet paraprake ka mundësi të ketë qenë vetëm një person që shkaktoi tragjedinë.

“Aktualisht i kemi dy apo tri pista që jemi duke punuar. Fatkeqësisht nuk mund të jap detaje për shkak se pistat në të cilat jemi duke hetuar janë në fazën fillestare. Kjo do të thotë se jemi në dy ose tri drejtime të caktuara, kemi dyshime me një bazë të caktuar por është shume herët për të thënë se kemi person të dyshuar. Aktualisht ne kemi njësi të mjaftueshme policore në gjithë këtë zonë. Informacionet fillestare tregojnë për një person por potencialisht mund të ketë edhe të tjerë,” – deklaroi Mehmeti.

Një autobus që po qarkullonte nga Gjakova në drejtim të Gllogjanit, kur u sulmua në Deçan me armë zjarri. Fatkeqësisht tre persona humbën jetën, dy maturantë dhe shoferi i autobusit.

Nga të shtënat me armë u plagos edhe një nxënës tjetër, i cili deri më tani raportohet të jetë në gjendje të normalizuar.

Gjyshi i tij, Musli Turkaj tregoi se ai është nxënës i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë dhe çdo ditë udhëton për në shkollë. Ndërsa zotëria ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave, nuk ka dashur të ngrejë dyshime për asgjë çfarë ka ndodhur.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026