Shëndeti mendor, familjarët nuk zbatojnë mjekimin e detyrueshëm vendosur nga gjykata
2200 persona janë të kartelizuar pranë qendrës komunitare të shëndetit mendor në Vlorë.
Pavarësisht proceduarve që ndiqen për kartelizimin e tyre sipas mjekut piskiatër pranë kësaj qendre edhe komuniteti duhet të denoncojë personat e identifikuar me probleme të shëndetit mendor.
Trajtimi i personave me probleme të shëndetit mendor, është një sfidë për institucionet e shëndetësisë, fakt të cilin e tregon edhe numri i lartë i personave me probleme mendore që qarkullojnë të lirë dhe pa mjekim.
“Kjo ka lidhje me sistemine referimit. E para është nga mjeku i familjes te mjeku psikiatër i qendrës por ka dhe raste kur pacientët me familjarët e tyre paraqiten vetë për urgjenca dhe mund te themi qe ka edhe njerëz të abandonuar dhe për këto ne marrim indikacion ose nga banorët ose njerëzit e tjerë që jetojnë në komunitet me ta dhe gjej rastin të bëj thirrje komunitetit që nëse ka persona të tillë ti denoncoje,” – u shpreh Stiljano Lepuri, zv.drejtor i Spitalit Psikiatrik Vlorë.
Ndërkohë për personat që kanë rekorde kriminale dhe gjykata u ka vendosur mjekim të detyrueshëm, ligji detyron familjarin e caktuar nga gjykata ose policinë, që të jetë përgjegjës për zbatimin e vendimit.
Moskryerja si duhet e survejimit të këtyre personave, si nga familjarët ashtu edhe nga institucionet ligjzbatuese, ka bërë që protokolli shëndetësor jo vetëm të mos zbatohet, por të ndodhin edhe ngjarje të rënda me pasoja të parikuperueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Korçë, Bashkitë kërkojnë qendra sociale për fëmijët me autizëm, personat me aftësi të kufizuara dhe të moshuarit
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara
- 20:14 Mbi 3 mijë persona evakuohen nga zjarret që përfshinë Kanadanë
- 20:11 Presidenti i Nikaraguas: Nuk do të ketë më zgjedhje në vend
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër, policia me njoftim zyrtar
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit