Shqiptarët në RMV do kenë historinë e tyre të shkruar, thotë drejtori i Institutit të Kulturës
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut përfundimisht do të kenë histori të shkruar në aspektin institucional dhe dalëngadalë do t’i detyrojmë institucionet shtetërore që t’i heqin nga përdorimi tekstet fyese në tekstet e historisë”.
Kjo është deklarata e dhënë nga drejtor i Institutit të Trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Skënder Asani për emisionin “Mirëmëngjes”.
Z. Asani nënvizoi se synim është që të hiqen nga shkollat tekstet fyese për shqiptarët dhe të shkruhet historia e vërtetë.
“Nga institucionet shtetërore të Shqipërisë jemi të anashkaluar si treva anësore. Ne jemi nga të dy anët të sulmuar”, u shpreh ai, teksa shtoi se do ta shkruajnë historinë në mënyrë të argumentuar.
“Ky projekt do të jetë nga stafi ynë në institut, por do të konsultohemi edhe me historianë ndërkombëtarë nga Tirana dhe Prishtina. Duhet të dëshmojmë që jemi popull me histori. Është projekt 3-vjeçar”, u shpreh ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës