Tregjet e shumicës bosh, askush nuk shkon për të blerë rroba dhe elektroshtëpiake
Bizneset që rinisën punën një ditë më parë ankohen se ndonëse hapen dyert e aktivitetit të tyre, ata nuk kanë blerës. Ndërsa në njësitë ushqimore sheh qytetarë të shumtë, kjo nuk ndodh në tregjet e shumicës, dyqanet e elektoshtëpiakeve dhe ato të veshjeve.
“Zero ka qenë. Nuk ka pasur farë njerëz. E bëmë kërkesën për të përfituar atë pagesën prej 250 mijë lekësh, por na është mohuar. Thonë që lejohet aktiviteti jot, ne ndenjmë një muaj pushim, nuk na e dhanë”, shprehet një shitëse.
“Ne më shumë po pastrojmë nuk është se po punojmë. Nuk ka njerëz fare, jemi mërzitur punë nuk ka pasur, kot që e hapëm”, thotë një tjetër.
Tregtarët na thonë se pasojat qe ka shkaktuar pandemia COVID-19 janë të pallogaritshme. “Kosto e kemi bërë dhe dalim zero. Me qira jemi”, deklaron një prej tregtarëve.
Ndërkaq ne dyqanet ushqimore vihet re që nuk zbatohen masat anticovid. Ndonëse janë të vizatuar rrathët e verdhë, për të ruajtur distancën, askush nuk e respekton atë. Ndërkohë të paktë janë ata që mbajnë maska dhe doreza.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës