Blerja e kiteve për testim, PD denoncon kontratën: U pagua 4 herë më shumë se çmimi i tregut
Partia Demokratike vazhdon të denoncojë kontratat e qeverisë për blerjen e mjeteve mjekësore në këtë situatë pandemie. Këtë herë në fokus të opozitës ishte tenderi i blerjes së kiteve për testimin e qytetarëve të cilët dyshohet se janë prekur nga COVID-19, të cilët janë blerë 4 herë më shtrenjtë se çmimi i tregut.
“Deri tani, nga qeveria nuk ka transparencë. Ka vetëm një vendim, i cili klasifikon ketë vjedhje si sekret qeveritar. Duke i shpallur sekret, qeveria nuk i lejon shqiptarët të dinë sa dhe si janë blerë mjetet mbrojtëse spitalore. Nuk lejon që qytetarët të shohin vetë sesi ka abuzuar qeveria në këtë kohë kritike për të gjithë. Pas blerjes së maskave me dyfishin e çmimit të tregut, qeveria ka blerë kite për testimin e qytetarëve me 4 fishin e çmimit të tregut. Edhe kjo me kontratë të shpallur sekrete. Të dhënat e siguruara faktojnë se kitet për testimin e një personi vijnë në Shqipëri me çmimin e tregut 21 mijë lekë të vjetra, ndërsa Qeveria vetëm pak orë më vonë, i blen ato me 85 mijë lekë të vjetra”, tha Alibeaj.
Sipas Enkelejd Alibeajt ky është një krim i cili është bërë me dashje nga qeveria për të kënaqur klientët e saj.
“Abuzime kaq të mëdha me taksat e shqiptarëve provojnë edhe një herë se Edi Rama ka para në buxhet, por këto para i ka për t’i vjedhur, i ka për t’i ndarë me klientët e tij të preferuar.
Në vend që të sulmojë opozitën, Edi Rama duhet urgjentisht të bëjë 2 gjëra për të zhbërë vjedhjen.
1. Të publikojë kontratat sekrete dhe
2. T’i anulojë çmimet e tyre skandaloze!”, shtoi ai.
Dy ditë më parë Partia Demokratike denoncoi kontratën e blerjes së maskave që sipas saj janë blerë dy herë më shtrenjtë se çmimi i tregut.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh