Lideri serb i Bosnjës: Nëse Perëndimi vendos sanksione, na ndihmon Rusia dhe Kina
Udhëheqësi serb i Bosnjës, Milorad Dodik, i cili akuzohet për nxitje dhune duke motivuar shpërbërjen e Bosnje-Hercegovinës, hedh poshtë kërcënimin për sanksione nga vendet perëndimore dhe ka lënë të kuptohet për një samit të afërt me Vladimir Putin.
Në një intervistë për gazetën britanike ‘The Guardian’, 62-vjeçari thekson se nuk do të ndalohej as nga thirrjet e Londrës, Berlinit, Uashingtonit apo Brukselit.
Dodik, një figurë kyçe në politikën boshnjake për 30 vjet, i cili dikur ishte i preferuari i Perëndimit, këmbëngul se planet e tij nuk duhet të çojnë në fundin e Bosnje-Hercegovinës. Por sanksionet dhe shkurtimet e fondeve të BE-së, vetëm do ta detyronin atë të pranonte ofertat e investimeve nga Kina dhe se pret që shumë shpejt të takohet me udhëheqësin e Rusisë.
“Kur shkoj te Putin, nuk ka kërkesa. Ai thjesht thotë, ‘për çfarë mund të ndihmoj?’ Çfarëdo që kam diskutuar me të, nuk jam mashtruar kurrë. Nuk e di se mbi çfarë tjetër duhet të bazoj besimin, nëse kaq nuk mjafton”, tha Dodik, udhëheqësi serb i Bosnjës.
Dodik është dënuar gjerësisht javët e fundit për qëllimin e tij për të tërhequr pjesën serbe të Bosnjë-Hercegovinës nga institucionet e nivelit shtetëror. Propozimi është përshkruar në një raport të OKB-së si një rrezik për marrëveshjen e paqes të Dejtonit të vitit 1995, e cila dha fund luftës civile që kushtoi rreth 100.000 jetë.
Deklaratat e tij kanë shkaktuar shqetësim në shtetet perëndimore, madje Sarajeva është vizituar edhe nga i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar. Gjatë kësaj jave Dodik është takuar tri herë me komisionerin e BE për Zgjerim Olivér Várhelyi, dhe u paralajmërua për një humbje të mundshme të fondeve.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut