Megan Markle fiton gjyqin kundër medias që publikoi letrën dërguar babait të saj
Dukesha e Sussex, Megan Markle ka fituar fazën e fundit në betejën ligjore kundër medias ‘Mail on Sunday’, qe publikoi një letër që ajo ia dërgonte babait të saj.
Gjykata e Apelit hodhi poshtë përpjekjen e ‘Associated Newspapers’ për të pasur një gjykim në çështjen e privatësisë dhe të drejtave të autorit.
Një gjykatës kishte vendosur më parë në favor të Meghan pasi pjesë nga letra e saj u shfaqën në gazetë. Meghan tha se ishte një fitore “jo vetëm për të, por për këdo që ka ndjerë ndonjëherë frikë të ngrihet për atë që është e drejtë”.
Meghan, e cila filloi aksionin ligjor kundër grupit mediatik në vitin 2019, tha: “Në gati tre vjet, që kur filloi kjo betejë, unë kam duruar përballë mashtrimit, frikës dhe sulmeve të llogaritura”.
Një zëdhënës i ‘Associated Newspapers’ tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi dhe po shqyrtonte ta apelonte çështjen në Gjykatën Supreme.
Gjykata e Apelit pranoi argumentin e Meghan se letra drejtuar Thomas Markle në gusht 2018, tre muaj pas martesës së saj me Princin Harry, ishte “thellësisht personale”. Në vendimin e tyre, tre gjyqtarët thanë se përmbajtja e letrës ishte “personale, private dhe jo çështje me interes publik legjitim”.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 08:42 Përplasen dy trena në Poloni, vagonët dalin nga shinat. Plagosen 2 pasagjerë (VIDEO)
- 08:34 Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla nuk do të jetojnë në Pallatin Buckingham pas rinovimeve
- 08:31 Pavarësisht armëpushimit në fuqi, Izraeli sulmon sërish Libanin jugor! Tre të vdekur dhe një i plagosur
- 08:30 Pedro Sanchez: Nuk e jap dorëheqjen, Spanja nuk ka korrupsion
- 08:29 Gjykata Supreme e SHBA-së mbështet politikat e Trump, i hap rrugën deportimeve masive të emigrantëve
- 08:28 Gazifikimi i thëngjillit apo LNG-ja amerikane! Ç’është më mirë për Kosovën?