Bushati: Diplomatët amerikanë po shkallmojnë demokracinë. Edhe Amerika gabon dhe kjo i duhet thënë

2 Dhjetor 2021 | 20:35

Analisti Andi Bushati tha gjatë emisionit ‘Shock’ në Euronews Albania se qëndrimi i ambasadës amerikane që kërkon t’i imponojë PD qasjen e vet lidhur me figurën e Sali Berishës është shkallmim i demokracisë.

Sipas Bushatit, foltorja e Berishës e vuri në pikëpyetje këtë dogmë.

“Unë jam me atë pjesë të opinionit që kur mendon se arrin në analizën që edhe Amerika mund të gabojë kjo i duhet thënë dhe kjo meritë e madh i duhet njohur Berishës. Duken shumë folklorikë ata që i betohen Berishës se kanë 30 vjet që e mbajnë flamurin e amerikan por do ta heqin. Hapja e këtij debati në një shoqëri si e jona është pozitive”, tha Bushati.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit

Analisti Baton Haxhiu tha në emisionin Shock se marrëveshja e qeverisë së Kosovës me Serbinë për energjinë është një lloj Zajednice, sipas modelit që ka...
20:46 | 29/06/2022

Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës

Analisti Andi Bushati e konsideron si një gabim politik, deklaratën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili këshilloi ish-kryedemokratin Lulzim Basha, që të...
20:17 | 29/06/2022

Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës

Analisti Baton Haxhiu thotë se Bashkimi Evropian po e përdor liberalizimin e vizave si mjet  për t’i bërë presion Kosovës. Në emisionin “Shock” në “Euronews...
20:45 | 28/06/2022