6.2% e popullsisë shqiptare me një aftësi të kufizuar, komisioneri: Po u hiqen përfitimet

3 Dhjetor 2021 | 08:29

6.2% e popullsisë madhore në Shqipëri ka deklaruar se ka të paktën një aftësi të kufizuar.

Në censusin e vitit 2011 ka rezultuar se në Shqipëri ka 170 mijë persona me aftësi të kufizuar mbi moshën 15 vjeç. Personat me aftësi të kufizuar përfitojnë vetëm 10.653 lekë në muaj.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda, deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se personat me aftësi të kufizuar po humbasin shërbimet nga shteti pas një vlerësimi që po bëhet në disa komisione.

“Po bëhet një vlerësim i aftësive të kufizuara, po dalin në disa komisione. Problemi që ka lindur është qe disa persona që deri dje përfitonin pagesë të aftësisë së kufizuar në bazë të këtij rivleresimi ose nuk e përfitojnë pagesën, ose iu reduktimet rëndësia e aftësisë së kufizuar”, u shpreh z. Gajda.

Ai shtoi se nga ana e shtetit mungon një vëmendja dhe një plan real për personat me aftësi të kufizuar.

Ndërsa, përfaqësuesja e shoqatës “Handikos” në Kosovë, Kaltrina Mesini tha se në këtë shtet është problem qasja infrastrukturore për personat me aftësi të kufizuar.

“Mbi 78 mijë persona me aftësi të kufizuar janë në Kosovë. Mbështetja financiare bazohet mbi 4 ligje në Kosovë. Përfitojnë 12-13 mijë persona me aftësi të kufizuar. Tek ligji i para dhe tetraplegjikëve të ardhurat janë 375 euro. Ndërsa në grupin e dytë është 150 euro”, deklaroi ajo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022