Sulka: Paketat e ndihmës sociale duhet të konsultohen me ekspertët
Kastriot Sulka, ish-zv.ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale thotë se reforma e shërbimeve sociale qëndron pezull prej 4 vjetësh.
Hartues i Partisë Demokratike për çështjet sociale duke iu referuar protestës së fundit të paraplegjikëve dhe tetraplegjikëve, tha se politika kohët e fundit po tregon se u përgjigjet vetëm kërkesave të atyre që dalin në rrugë.
Ndaj ai bëri thirrje që “paketat që përgatiten s’duhen bërë për përfitime politike por të konsultuara nga ekspertë të mirëfilltë”.
“Në politikë po përcaktohet gjithnjë e më shumë kush del në rrugë. Kjo nuk do të thotë se kush nuk del në rrugë të protestojë, nuk ka të drejtë. Reforma e shërbimeve sociale ka 4 vjet që vjen në për duart e njerëzve ku diskutohet që do të bëhet e decantralizuar apo do t’i kalojë pushtetit vendor”, tha ai.
Astrit Hado, drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore gjatë emisionit “RinOn” u shpreh se ISSH merret me trajtimin e “invalidëve të punës” ndërsa me trajtimin e personave me aftësi të kufizuara merret Shërbimi Social Shtetëror.
Hado tha se trajtimi i personave me aftësi të kufizuara bëhet në mënyrë të barabartë kurse trajtimi i invalidëve të punës përmes skemës së kontributeve dhe moshës.
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës
- 10:11 Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
- 10:09 Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump
- 09:55 Neymar rikthehet në fushën e Kupës së Botës, stadiumi ngrihet në këmbë. Braziliani nuk i mban lotët (VIDEO)
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital