Vjosa Osmani kujton marrëveshjen e Thaçit 7 vjet më parë: Qytetarët dinë të bëjnë dallimin
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka bërë një reagim lidhur me tryezën e partive politike të thirrur nga Presidenti Hashim Thaçi. Duke e krahasuar këtë veprim si ai që Thaçi bëri 7 vjet më parë, kur lejoi krijimin e Asociacionin e Komunave Serbe, znj. Osmani nënvizon se Presidenti i Kosovës po tenton që të flasë në emër të 91 deputetëve.
Reagimi i Vjosa Osmanit:
Si sot 7 vite më parë, Thaçi solli për votim në Kuvend marrëveshjen e tij me Daçiç, të cilën e quajti njohje të Kosovës nga Serbia. Marrëveshja, në fakt, krijoi Asociacionin e Komunave Serbe, legalizoi strukturat kriminale të veriut, i futi strukturat e sigurisë së Serbisë në institucionet tona, krijoi sistem jounitar gjyqësor e ofroi amnisti për serbët që kishin kryer krime.
Atëherë votova kundër, e bindur që kjo nuk ishte as njohje e as marrëveshje finale dhe vetëm hapte rrugë për shkelje të tjera të rënda në dëm të shtetësisë, integritetit territorial e sovranitetit të vendit. Sot, 7 vite pas, po i njëjti tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, jo në emrin tim, e as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë të këtij vendi, të cilët njëjtë sikur më 6 tetor 2019, edhe sot qartë dinë të bëjnë dallimin e të mirës me të keqen.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta