Takimi i mundshëm me Vuçiç në javën e dytë të dhjetorit, thotë kryeministri Kurti

5 Dhjetor 2021 | 16:32

Kryeministri Albin Kurti thotë se mund të ketë një takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në javën e dytë të muajit dhjetor. Sipas tij, temat për të cilat do të diskutohet në këtë takim nuk kushtëzohen nga Serbia.

Deklarata e Kurtit u bë gjatë prezantimit të masave të reja kundër pandemisë me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Është diskutuar mundësia e një takimi të mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel me presidentin e Serbisë. Nuk kam kurrfarë informacioni që ka kushtëzime nga ndokush veçse vlerësimi se a duhet të mbahet një takim i tillë ose jo i përket ndërmjetësuesit, lehtësuesit siç e quajnë ata veten, përkatësisht zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, Jozef Borrel dhe emisarit të tij Lajçak. Janë ata të cilët e vlerësojnë nëse na dërgojnë ftesat ose jo dhe jo çfarëdo kushtëzimi i palës tjetër“, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026