Nënkryetarja e Vetvendosjes: Presidenti e interpreton Kushtetutën ashtu si i intereson, presim verdiktin e Gjykatës Kushtetuese
Me anë të një postimi në Facebook, kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka krahasuar vendimin e presidentit Hashim Thaçi për krijimin e një qeverie të re të njëjtë me vendimin e marrëveshjes së nënshkruar me Daçiç, 7 vite më parë. Ajo shkruan se as atëherë nuk ishte dakord dhe as tani nuk mund të jetë.
“Sot, 7 vite pas, po i njëjti person tenton të flasë në emër të 91 deputetëve. Por, nuk mund të flasë në emrin e saj dhe as në emër të qindra mijëra qytetarëve të tjerë” shkruan ndër të tjera kryeparlamentarja.
Për të diskutuar më shumë mbi këtë temë dhe situatën aktuale në Kosovë, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për Euronews Albania ishte nënkryetarja e Lëvizjes Vertvendosje, zonja Fatmire Kollqaku.
“Për rreth dy muaj tashmë jemi në një betejë tjetër, atë me COVID-19 dhe unë si epidemiologe përkundër faktit që jam nënkryetare e Lëvizjes Vetvendosje, të gjithë aktivitetin tim, ashtu si qeveria Kurti në detyrë e kam përqendruar në betejë drejt luftimit të këtij armiku të padukshëm. Qeveria Kurti po jep çdo provë të mundshme se është në nivelin më të lartë të detyrës. Në qeveri janë katër ministra që po e kryejnë me sukses detyrën nga ana e LDK-së. Për qytetarët e Kosovës është e papranueshme ajo që po ndodh aktualisht në jetën politike në Kosovë për faktin e vetëm se ne kemi qenë 20-vite duke u përballur me këto pushtetarë që bënë të pamunduarën për ta degraduar dhe plaçkitur Republikën e Kosovës”, tha ajo.
Më tej, nënkryetarja e Vetvendosjes u shpreh se çështja do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese, ku pritet të merret një vendim i drejtë.
“Ne na nevojitet një formalizim, një vendim të cilin për momentin e konsiderojmë një dekret antikushtetues, të cilin do ta dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese. Ju po e shihni që po tentohet të deformohet vullneti i qytetarëve. Ju cekët edhe fjalimin e deputetes Vjosa Osmani, një lidere e cila garon në krye të LDK-së dhe që i solli një numër shumë të madh votash sepse asaj i besoi elektorati i LDK-së. Ne në fakt kemi në njërën anë votën e qytetarëve dhe në anën tjetër pushtetarët e etur për të rritur pushtetin e tyre, por janë ata të njëjtit, që ne nuk i besojmë më. Kemi patur qeveri edhe të korruptuara, edhe të zhytura në krimin e organizuar institucional. Për këtë arsye ne nuk u besojmë më njerëzve të njëjtë, të cilët kërkojnë të ndërtojnë një qeveri të re në kohë pandemie përmes një tendence antikushtetuese. Kjo besoj që është për të gjithë e papranueshme”, tha Kollqaku.
Ajo shtoi se presidenti e ka interpretuar disa herë kushtetutën sipas mënyrës që atij i intereson dhe se pret që Gjykata Kushtetuese të mbështetet në ligje në verdiktin që do të japë.
“Mendoj se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk mund të marrin vendime të lira. Ata duhet t’i kthehen kushtetutës, e cila jo rrallë është shkelur nga presidenti që e interpreton atë ashtu siç i intereson. Ky president edhe kur është zgjedhur nuk e ka patur besimin e qytetarëve dhe nuk përfaqëson unitetin e tyre. Këtë po e dëshmon fatkeqësisht në këto ditë të vështira. Ju po e shihni që ne po përballemi në betejë me coronavirusin nëpërmjet një sistemi shëndetësor të trashëguar, shumë të dobët”, tha Kollqaku.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell