Grupet më të përhapura të gjakut sipas vendeve

6 Dhjetor 2021 | 11:12

Tetë janë grupet më të zakonshme të gjakut në botë, por me kombinimet e antigjeneve, bëhen 36 grupe në total.

Visualcapitalist ka zbuluar se grupi më i zakonshëm i gjakut në 7,9 miliardë njerëz, të shpërndarë në 195 vende dhe 7 kontinente është ai 0+ me 39 për qind të popullsisë së botës. Më i rralli ndërkohë është grupi i gjakut AB- me vetëm 0.40% të popullsisë së botës.

Foto: Visualcapitalist

Duke e zbërthyer në nivel kombëtar, këto statistika fillojnë të ndryshojnë. Meqenëse faktorë të ndryshëm gjenetikë luajnë një rol në përcaktimin e grupit të gjakut të një individi, çdo vend dhe rajon tregon një histori të ndryshme për njerëzit e tij.

Azi

Edhe pse grupi i gjakut 0+ mbetet më i zakonshëm këtu, grupi B është relativisht i zakonshëm gjithashtu. Afërsisht 20 për qind e popullsisë së Kinës ka këtë grup gjaku, dhe i njëjti është po ashtu rezulton i zakonshëm në Indi dhe vende të Azisë Qendrore. Ndërkohë, në vende të Azisë Perëndimore si Armenia dhe Azerbajxhani grupi A+ është mbizotërues.

Amerikë

Grupi i gjakut 0 është më i zakonshmi në 70 për qind të amerikano-jugorëve. I njëjti grup është gjithashtu i zakonshëm në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara.

Afrikë

0+ është një grup gjaku mbizotërues mes vendeve afrikane. Vende si Gana, Libia, Kongo dhe Egjipti kanë më shumë njerëz me grup gjaku 0- sesa AB+.

Europë

Grupi i gjakut A është i zakonshëm në Europë. Gati 40 për qind e danezëve, norvegjezëve, austriakëve dhe ukrainasve kanë këtë tip gjaku.

Oqeania

0+ dhe A+ janë grupet mbizotëruese të gjakut në vendet oqeanike, me përjashtim të Fixhit, ku shumica e popullsisë ka grup gjaku B+

Lindja e Mesme

Më shumë se 41 për qind e popullsisë në këtë rajon kanë grup gjaku 0+, përveç Libanit ku mbizotëron popullsia me grup gjaku 0- dhe A-.

Karaibet

Pothuajse gjysma e popullsisë së vendeve në Karaibe kanë grup gjaku 0+, përveç Xhamajkës ku zotëron grupi B+.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026