Dietologia Anila Kalleshi: Ushqimet që duhet të konsumojmë për të menaxhuar stresin e akumuluar gjatë izolimit
Ushqimet që plotësojnë nevojat e njeriut janë të larmishme dhe të ndryshme. I tillë është edhe ndikimi i tyre tek hormonet, uria dhe kaloritë e djegura. Në periudhën e epidemisë së COVID-19 dhe në kushtet e karantinimit në banesa, shumë persona kanë filluar të shtojnë peshë, për shkak të rritjes së konsumimit të ushqimeve dhe mungesës së aktivitetit fizik.
Por si të evitojmë kilogramët e tepërt dhe çfarë duhet të hamë në kushtet e një pandemie globale? Në një lidhje direkte me Euronews Albania dietologia Anila Kalleshi, dha disa këshilla të vlefshme.
Teksa theksoi faktin se periudha e izolimit ka qenë e vështirë për të gjithë për shumë arsye, që nga oraret e ndalimit, deri tek mungesa e aktivitetit fizik dietologia nënvijëzon faktin se në këto kushte është rritur niveli i kortizolit, dhe si rrjedhojë edhe ai i stresit.
Kur mendohet të jemi në javët e fundit të këtij izolimi të gjatë, dietologia këshillon që secili të përpiqet të ndryshojë sado pak stilin e jetesës.
“Duhet ndryshim i stilit të jetesës, pra nëse do të ushqehemi shëndetshëm, do stresohemi më pak, do lëvizim më shumë dhe do falim më shumë dashuri, patjetër në distancë, pa dyshim që do të kemi një ndryshim të madh dhe rezultate të mrekullueshme”, tha ajo.
Dietologia rekomandoi përdorimin e perimeve frutave të freskëta dhe të thata si ushqimet më të shëndetshme për të ruajtur imuniteti dhe për të menaxhuar siç duhet stresin e akumuluar.
“Perimet jeshile, përzgjedhim ushqimet e shëndetshme, kushtojnë më pak se ushqimet me yndyrna të shtuara. Frutat dhe perimet vlerat ushqyese të jashtëzakonshme dhe menaxhojnë siç duhet stresin. Tani është periudha e spinaqit, hudhrave të njoma, qepë të njoma, mund të konsumohen duke mos shtuar peshë. Gjithashtu, frutat e thata janë shumë të mirë, drithërat integrale. Përzgjedhim yndyrnat e shëndetshme si vaji i ullirit, avogado etj”, – rekomandon dietologia.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5