Marrëveshja e parë e Shengenit Ballkanik, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për shkëmbimet e produkteve bujqësore
Ministria e Bujqësisë informon se në kuadër të krijimit të Shengenit Ballkanik, sektori i bujqësisë dhe zhvillimit rural po hedh një hap konkret. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të nënshkruajnë Marrëveshjen për njohjen e certifikatave fitosanitare, duke lehtësuar në këtë mënyrë shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve.
Gjatë një video-konference ministrat e Bujqësisë të të dy vendeve, Bledi Çuçi dhe Trajan Dimkovski, u dakordësuan për variantin final të marrëveshjes, për të cilën është punuar prej rreth 6 muajsh që nga takimi i fundit i tyre në Tiranë.
“Tani çdo gjë është pothuajse gati. Kemi versionin final të marrëveshjes për njohjen e certifikatave fitosanitare për secilin vend. Jam i lumtur që më në fund finalizuam diçka që e kishim diskutuar që para gjashtë muajsh në Tiranë. Çdo krizë është një mundësi për të ecur përpara, kështu që le ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të ecur përpara dhe të nënshkruajmë së bashku këtë marrëveshje shumë të rëndësishme”, tha ministri Çuçi.
Marrëveshja Fitosanitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sjell njohjen e ndërsjellë të institucioneve e instrumenteve laboratorikë, vlerësues dhe validues të cilësisë së prodhimeve me destinacion eksport-importin mes dy vendeve.
Nënshkrimi do të bëhet pasi qeveritë respektive të të dyja vendeve do të ndjekin procedurat përkatëse. Ndërkohë, krahas kësaj marrëveshjeje grupet e përbashkëta të të dy vendeve do të punojnë edhe për dy marrëveshje të tjera, atë të bashkëpunimit në fushën e veterinarisë dhe ushqimeve me origjinë shtazore, si dhe marrëveshjen për ruajtjen, monitorimin dhe menaxhimin e peshkimit në Liqenin e Prespës.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë