‘Basha e Berisha do bashkohen, në PS do plasë më keq’, thotë gazetari
Gazetari Ben Andoni thotë se Berisha nga një politikan me shumë nuhatje tashmë e ka humbur këtë karakteristikë. Sipas tij shembulli që dëshmon këtë që është besimi tek Lulzim Basha.
Për Andonin ndarja e PD deri në bazë për shkak të Berishës dhe Bashës është palogjikë pasi vjen në një kohë kur opozita ndodhet në gjendje të vështirë.
“Logjika i çon që këto dy grupime të bashkohen pasi nuk mund të vazhdojnë më kështu. Që ndarja të shkojë deri në bazën e partisë është e pamoral sepse këta njerëz po përballojnë presionin e madh të shtetit, të papunësisë dhe sfida dhe këta të ndahen për një logjikë të thjeshtë që dy njerëzve që kanë ndarë pushtetin mes tyre, kjo është e palogjikshme”, tha ai.
Ben Andoni thotë se çështja nuk do të përfundojë në gjykatë dhe do të arrijnë ta gjejnë gjuhën e përbashkët. Një problem tjetër që ngriti ishte ai, mungesa e figurave të tjera përveç Bashës dhe Berishës.
Gazetari bën dhe një parashikim për Partinë Socialiste duke thënë se përçarjet do të jenë edhe më të mëdha.
“Nuk mund të rrijë egoja e shumë njerëzve në hijen e vetëm Ramës. Ka shumë ego të tjera që do të shpalosen me kalimin e kohës. PS nuk është parti e shekullit 21 dhe PD nuk është parti e shekulli 21. Ky është shqetësimi jonë”, përfundoi Andoni.
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi
- 14:46 Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem