Juristi Ndreca replikë me Godolen për Bujar Çelën: Nuk ka ndalim ta nxjerrë foton e diktatorit
Juristi Plarent Ndreca dhe studiuesja Jonila Godole debatuan në studion e “Now”, nëse simbolet e regjimeve diktatoriale duhet të përdoren apo jo në publik.
Shkas për debatin u bë veprimi i deputetit socialist Bujar Çela, i cili në grupin e Whatsapp-it të Komisionit të Sigurisë, uroi 28-nëntorin duke dërguar imazhin e Enver Hoxhës krah flamurit shqiptar.
Në një parlament që ka votuar të gjitha rezolutat e BE-së për dënimin e krimeve, është e patolerueshme që një deputet të përdorë simbole komuniste, sipas Jonila Godoles.
“Në ditën e festës kombëtare të shqiptarëve, të dalësh me figurën e diktatorit?”, u shpreh znj. Godole.
Mirëpo për Plarent Ndrecën nuk përbën problem nëse përdoret emri i diktatorit Enver Hoxha, pasi sipas tij, “ne vuajmë nga fakti që nuk i përdorim as emrin”.
Për rastin e deputetit Çela, ai tha se nuk është problematik pasi në Kushtetutë nuk ka ndalim për përdorim publik të simboleve politike.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 15:14 Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 14:57 Barack dhe Michelle Obama festojnë 28-vjetorin e vajzës së tyre të madhe, e urojnë me fotot e rralla familjare
- 14:51 Carlo Ancelotti nuk heq dorë nga Brazili: Ky nuk është fundi, fillon një epokë e re
- 14:48 Beteja midis Mbappé, Messi dhe Haaland për “Këpucën e Artë” të Kupës së Botës 2026 vazhdon
- 14:48 Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë
- 14:47 Pse Vinícius nuk e gjuajti penalltinë në ndeshjen Brazil-Norvegji? Ja shpjegimi