Hapat për qeverinë e re të Kosovës, juristi Florent Spahija: Presidenti ka kryer shkelje juridike
Politika në Kosovës ka hyrë në një fazë debati të fortë. Një ditë më parë Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, pas konsultimit me partitë politike, tha se mandatin për krijimin e qeverisë do t’ia kalonte cilësdo parti, e cila do mund të siguronte votat për krijimin e qeverisë së re.
Një ditë më pas, Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar emrin e mandatarit për kryeministër për formimin e qeverisë dhe ai është Avdullah Hoti.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se kjo është një padrejtësi që po i bëhet partisë së tij, pasi sipas tij, presidenti ia ka hequr mundësinë partisë fituese të zgjedhjeve fituese të 6 tetorit që të formojë qeverinë. Në lidhje me situatën politike, Euronews Albania zhvilloi një bisedë të drejtpërdrejtë me këshilltarin ligjor në “Transparency International Kosova”, Florent Spahija. Ai u shpreh se Presidenti i Republikës ka bërë një shkelje juridike, dhe kjo ka të bëjë me mospritjen e propozimit të emrit për mandatarin e qeverisë nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Juridikisht presidenti ka bërë një shkelje, e cila mund të ketë pasoja jurisë dhe nëse Gjykata Kushtetuese nuk e cilëson si të tillë, atëherë është hera e dytë që vazhdojmë të kemi shkelje të tilla, sepse kjo na krijon situata të reja juridike. Ne, asnjëherë nuk shkojmë siç shkruhet në Kushtetutë, por sipas interesave të partive”, tha ai.
Ai thekson se Kushtetuta e Kosovës e përcakton qartë mënyrën se si duhet vepruar në këtë rast.Sipas juristit, pas mocionit të Kuvendit, partisë fituese i lind e drejta ligjore të formojë qeverinë e vendit.
“Realisht e drejta qëndron në atë që e thotë Kushtetuta. Kushtetuta është shumë e qartë në atë që kërkohet të veprohet. Nuk i mohon mundësinë për bërjen e qeverisë pas mocionit të msobesimit, por ajo duhet të bëhet nga partia fituese. Kështu e thotë kushtetuta dhe realisht kështu duhet të veprohet. Presidenti Thaçi i ka dërguar letër Vetëvendosjes për të kërkuar mandatarin, dhe ende pa e dërguar emrin e mandatarit nga Lëvizja Vetëvendosje, Presidenti ka vepruar në kundërshtim me rregullat”, tha ai.
Juristi theksoi ndër të tjera se, Presidenti i Republikës duhej t’i caktonte një afat kohor Vetëvendosjes për dorëzimin e mandatarit, dhe jo të ndërmerrte veprime të tilla.
“Nuk kemi patur një afat të kushtëzuar, edhe ky është një problem. Pra, në Kosovësnuk ka një afat që dikush obligohet për të dërguar emrin. Partia fituese nuk ka afat për të dërguar emrin tek presidenti për mandatarin. Presidenti para se të bënte një veprim të tillë, duhej të pyeste Gjykatën Kushtetuese se çfarë afati duhet të shfrytëzonte në këtë rast dhe jo të ndërmerrte këtë hap”, tha ai.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta