U përjashtuan nga ndihma, 50 punonjëse të fasonerisë në Korçë dalin në protestë
50 punonjëse të një fasonerie në qytetin e Korçës kanë protestuar përpara Drejtorisë Rajonale të Tatimeve. Ata shprehen se, që prej datës 9 mars janë të papunë dhe se janë hedhur në rrugë si nga privati edhe nga shteti. Papunë dhe pa një mbështetje nga shtetit, ato tregojnë vështirësitë në të cilat gjenden për të përballuar shpenzimet jetike.
“Punojmë në biznes të madh, asnjëri nuk ofron ndihmë. I nxorën punëtorët në rrugë. Për të paguar drita dhe ujë, jemi me kredi. Më erdhi zyra e përmbarimit të më bllokojë shtëpinë. Të bëjë derman Edi Rama se kemi nga 34 vite punë me sigurime dhe të mos marrin me ndihmë, por të marrin ata që janë në punë të zezë është gjynah”, shprehet një prej punonjësve e përlotur.
“Pesë veta jam unë, jam me qira, ku do t’i gjej unë paratë që të paguajë qiranë, ujë dhe dritat? Po për të ngrënë?”, deklaron një tjetër punonjësve që gjithashtu nuk është përfshirë në paketën e ndihmës nga qeveria.
“Kemi 20 e ca vite që punojmë për këtë pronar dhe tani na hodhi në rërë. Kemi komunikuar dhe na thotë që nuk u takon. Shteti thotë 400 mijë lekë, këta thonë nuk të takon. Pse nuk më takon mua? Ku të shkojmë?”, thotë një tjetër punonjëse e pushuar nga fasoneria.
I kontaktuar nga Euronews Albania, pronari i fasonerisë është shprehur se ka aplikuar për të gjithë punonjësit që të marrin pagën e premtuar. Data e mbylljes së biznesit është bërë shkak për refuzimin e pagës, pasi mbyllja ka ndodhur në datën 9 mars, ndërsa kryeministri Rama ka deklaruar se vetëm biznesi që është mbyllur në datën 11 Mars do të përfitojë pagën në fjalë. Ndërsa zyrtarë e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve shprehen jashtë kameras se nuk është në kompetencën e tyre zgjidhja e kësaj situate.
Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni
Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq
Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)