’12 orë në det të hapur’, ankorohet me vështirësi trageti me 118 pasagjerë në Vlorë

9 Dhjetor 2021 | 21:24

Moti i keq dhe me erë të fortë ka bërë të pamundur ankorimin e tragetit Brindisi-Vlorë mëngjesin e sotëm. 118 pasagjerë për rreth 12 orë kanë mbetur të bllokuar në traget në det hapur. Trageti ka mbërritur në orën 6 të mëngjesit dhe është ankoruar ne orën 18.00 pasdite.

Pasagjerët, të lodhur shprehen se kanë qëndruar 17 orë që prej mbrëmjes së djeshme ndërsa nuk janë lajmëruar.

“E vështirë, e lodhshme, por shyqyr që ishim mirë”, u shpreh një pasgjer.

Ishte shumë e lodhshme, e mundimshme e turpshme mbi të gjitha. E turpshme që funksionon kështu”, tha një tjetër.

Disa prej tyre shprehen se kanë ndenjur pa ngrënë për shkak të çmimeve të shtrenjta.

“4 euro një panine”, tha një pasagjere.

Kjo nuk është hera e parë pasagjerët mbesin të bllokuar në traget për shkak të motit të keq në Portin e Vlorës.

Më 30 nëntor, 129 pasagjerë në bordin e tragetit që vinte nga Brindisi mundën të zbrisnin në tokë pas 6 orësh qëndrim në mes të detit të trazuar.

Ndërkohë për shkak të motit të keq është pezulluar edhe lundrimi për anijet e vogla dhe ato të peshkimit në Vlorë. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026